Lajme
“Kryezajedniçarit” Albin Kurti nuk i zgjatë as tri ditë gënjeshtra, zotohet ‘besnikërisht’ se do ta themelojë Zajednicën
Demokracia
20:10 | 23 Mars 2024

Share:

As tri ditë të plota nuk ka zgjatur gënjeshtra e “kryezajedniçarit” Albin Kurti, të cilën e shpërndau në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Më 19 mars 2024, Albin Kurti ka deklaruar në intervistën e tij se “me datën 24 tetor, unë i kam dhënë vërejtjet e mia për draftstatutin [e Zajednicës] rrjedhimisht, nuk e kam pranuar”, e në letrën e nënshkruar edhe prej tij, më 22 mars 2024 është zotuar ‘besnikërisht’ se do ta themelojë Zajednicën, shkruan Demokracia.com.

19 MARS 2024 – KURTI: I KAM DHËNË VËREJTJET E MIA, NUK E KAM PRANUAR

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se a e pranon draftstatutin e Bashkimit Evropian për themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e ka pranuar më 21 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar për herë të parë se ka vërejtje për atë draft dhe rrjedhimisht nuk e ka pranuar.

“Me datën 21 tetor, pesë emisarë kanë ardhur për atë propozim të tyre për draft-statutin. Me datën 24 tetor, unë i kam dhënë vërejtjet e mia. Pra, unë kam dhënë vërejtje për atë draft-statut. Rrjedhimisht, nuk e kam pranuar”, ka thënë Kurti.

22 MARS 2024: OSMANI, KONJUFCA DHE KURTI LETËR DORA BAKOJANIS: ZOTOHEN SE BESNIKËRISHT DO TA THEMELOJNË ASOCIACIONIN

Gënjeshtra e Kurtit të cilën e shpërndau në Evropën e Lirë, me zë dhe figurë, nuk zgjati as tri ditë të plota.

Një letër që u mbajt e fshehur, por u zbulua nga mediat, tregon qartë se presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

E në këtë listë të kërkesave, në qendër është edhe kërkesa për ta themeluar Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani, Kurti dhe Konjufca, përmes letrës së tyre janë zotuar besnikërisht se do ta themelojnë Zajednicën.

“Në këtë kontekst, duke e marrë parasysh dhe mbi bazën e së drejtës kushtetuese të Kosovës, ne do të donim që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju informuar se ne do ta respektojmë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në Shtojcën I të letrës suaj të datës 21 mars 2024 pas bërjes së Kosovës shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj, përderisa presim që ta fuqizojmë bashkëpunimin përmes anëtarësisë së plotë në Këshillin e Evropës”, është thënë në letër.

Rrota historike e politikanit Albin Kurti është rrotulluar në mënyrë të pabesueshme.

Kundërshtari më i madh i Zajednicës për një dekadë tashmë ka marrë kthesë të fuqishme për themelimin, promovimin dhe mbrojtjen e Zajednicës së serbëve të Kosovës.

Fjalët që ai përzgjedhë tashmë janë edhe të veçanta, si rasti në letrën për raportuesen greke Bakojanis, ku ai është zotuar ‘besnikërisht’. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

18 mars 2023 | Një vit nga Marrëveshja e Kurtit që e kurthoi integrimin evropian të Kosovës me themelim të Zajednicës, vetëmenaxhim e autonomi për serbët

KRYEZAJEDNIÇARI

Të ngjashme