Barazia
‘Marshojmë s’festojmë’, LVV-ja thirrje aktivistëve që t’i bashkëngjiten këtij marshi
Demokracia
21:43 | 07 Mars 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të përkrah marshin protestues “Marshojmë s’festojmë”.

Nesër me fillim prej orës 12:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të fillojë marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, ky marsh do të mbahet, e madje Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje aktivistëve të saj që të marrin pjesë në këtë marsh protestues, i cili do të mbahet për nder të 8 Marsit, Ditës së Gruas.

“Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore. Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore. Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, që duke i respektuar masat anti-Covid, të marshojmë kundër patriarkatit që vret, e për barazi”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje, pa ndërhyrje:

Në mbështetje të marshit “Marshojmë s’festojmë”

Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile.

Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore.

Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore.

Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, që duke i respektuar masat anti-Covid, të marshojmë kundër patriarkatit që vret, e për barazi. /Demokracia.com/

Në mbështetje të marshit “Marshojmë s’festojmë”

Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë”…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme