Barazia
Marsh kundër ‘patriarkatit që vret’
Demokracia
16:05 | 08 Mars 2021

Share:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është mbajtur marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”, organizuar nga kolektivi Marshojmë s’festojmë.

Sot, shënohet Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për të cilën në Prishtinë u mbajt marshi nga iniciativa “Marshojmë s’festojmë”, i cili filloi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi me ecje deri në Sheshin “Skënderbeu”, përgjatë një ore në rrugët kryesore të Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Organizatoret e këtij marshi thanë se vitet e fundit është përshkallëzuar dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

Parullat kryesore të marshit ishin si: “Po du me punu pa m’ngacmu”, “Çdo grua është grua punëtore”, “Poshtë patriarkati kapitalist”, “Kapitalizmi osht hajni”, “Stop racizmi, racist bëhesh nuk lind”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Lufta jonë është politikë”, “Pagë për punë t’shpisë”, etj.

Ndër thirrjet kryesore të marshuesve ishte “Poshtë patriarkati”.

Në këtë marsh morën pjesë shumë aktivistë dhe aktiviste dhe ushtruesja në detyrë e presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidati për kryeministër i kësaj partie.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi dhe video nga ky marsh. /Demokracia/

 

 

 

 

Të ngjashme