Sport
Marrëveshja punë e kryer, De Ligt niset drejt Gjermanisë për të nënshkruar me Bayern Munich
Demokracia
18:59 | 18 Korrik 2022

Share:

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio ka publikuar një foto të Matthijs de Ligt të shoqëruar nga e dashura e tij në aeroportin e Torinos, pak para se të niste një fluturim për në Mynih për të nënshkruar me Bayernin.

Njoftimin për marrëveshjen mes palëve u bë publik disa orë më parë, ndërsa tani gjithçka duket e kryer me holandezin që ka marrë rrugën drejt Gjermanisë.


Ende nuk dihet se kur do të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe firmosja e kontratës me klubin “bavarezet”, por gjithçka është çështje orësh.

Ndërkohë Juventusi nuk ka humbur kohë për pasuesin duke arritur një marrëveshje me Bremer./Demokracia.com/

Të ngjashme