Lajme
Marrëveshja për energjinë në Bruksel, reagon edhe raportuesja për Kosovën në PE
Demokracia
14:55 | 21 Qershor 2022

Share:

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë.

Ajo ka shkruar në rrjete sociale se kjo marrëveshje e lehtëson situatën energjetike.

“Lajm i mirë nga dialogu i udhëhequr prej Brukselit. Pas një viti me tensione, ne kemi një plan konkret veprimi për zbatimin e dispozitave për energjinë që nga viti 2013, që do të lehtësojnë situatën energjetike në veri të Kosovës. Besim i plotë në Miroslav Lajçak për ta vazhduar progresin”, ka shkruar Cramon.

Të ngjashme