ShowBiz
Marka Fenty e këngëtares Rihanna është duke u mbyllur
Demokracia
16:53 | 10 Shkurt 2021

Share:

Perandoria e modës dhe bukurisë së Rihanna’s po ndryshon formë. Marka Fenty, një koleksion i stilistëve të nivelit të lartë i lansuar me LVMH në 2019, po bën një pauzë sipas një deklarate dërguar Women’s Wear Daily.

“Rihanna dhe LVMH së bashku kanë marrë vendimin për të bërë një pauzë lidhur me markën Fenty, në pritje të kushteve më të mira”, thuhet në deklaratën e LVMH, transmeton Demokracia.com

Ndërprerja e prodhimit nuk është kurrë një shenjë e mirë për një kompani që sapo ka filluar, dhe shumica e kanë konsideruar këtë si një mënyrë të butë për të thënë që biznesi po mbyllet për të mirë.

Marka ishte e para që LVMH nisi që nga Christian Lacroix në 1987, si dhe e vetmja pronë e LVMH e udhëhequr nga një grua me ngjyrë.

Veshjet e Fenty përmbajnë stile tipike të këngëtares Rihanna, me modele të ngjitura për trupi, materiale të shkëlqyeshme dhe çmime të përshtatshme./Demokracia.com

 

Të ngjashme