Sport
Mario Gotze në Serie A, e kërkon ky klub i madh italian
Demokracia
07:02 | 01 Qershor 2022

Share:

AC Milan raportohet së janë të interesuar për sulmuesin gjerman Mario Gotze.

Sipas “Sport1”, kampionët e Italisë synojnë që gjatë kësaj verë ta sjellin në ‘San Siro’ gjermanin Gotze.

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, aktualisht lojtar i PSV-së, duke se sezonin e ardhshëm do të shijoj emocionet që prodhon elita e futbollit italian.

Gotze me klubin holandez ka deri në vitin 2024, por siç raportohet, gjermani qysh gjatë kësaj, verë mund të nis një sfidë të re në futbollin evropian.

Krerët e Milanit thuhet se ditëve të fundit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të pyetur rreth mundësisë që Gotze të transferohet tek ‘Rossonerët’.

Të ngjashme