Sport
Maqedonia e Veriut shpall listën, fton gjashtë futbollistë shqiptarë
Demokracia
13:57 | 13 Shtator 2022

Share:

Në prag të përballjeve ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, në kuadër të garave në Ligën e Kombeve, trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, shpalosi listën e futbollistëve.

Ajo që bie në sy është se janë ftuar plot gjashtë futbollistë shqiptarë. Mbrojtësit Ezgjan Alioski e Visar Musliu, mesfushorët Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, si dhe sulmuesi Valon Etemi janë përfshirë në listën e përzgjedhësit Milevski.

“Janë 27 futbollist, pasi kemi probleme me gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe me formën me të cilën nuk jam i kënaqur. Mirëpo këto ndeshje në Ligën e Kombeve do të shfrytëzojmë për krijimin e një ekipi për të ardhmen. Dëshiroja edhe rifreskim dhe disa futbollist kanë pasur gjasën e tyre. Një pjesë e futbollistëve ende nuk kanë klub, të tjerët kanë gjetur ekipin në ditët e fundit të merkatos, andaj të gjithë duhet të ngritin formën e tyre në prag të eliminatoreve për Kampionatin Evropian”, tha mes tjerash Milevski.

Grumbullimi i futbollistëve do të jetë më 19 shtator , ndërsa sfida me Gjeorgjinë do të zhvillohet më 23 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë, do të jetë sfida kundër Bullgarisë në Shkup. /Demokracia.com

Të ngjashme