ShowBiz
Manjati i medias 92-vjeç, nuk heq dorë nga dashuria, martohet për herë të pestë
Demokracia
12:11 | 27 Mars 2024

Share:

Manjati i medias, Rupert Murdoch, nuk heq dorë nga dashuria, edhe pse 92 vjeç. Ai tha se po planifikon të martohet me të dashurën e tij, Elena Zhukova, në qershor.

Ju kujtojmë se Murdoch është martuar katër herë.

Shpeshherë, jeta e tij e paparashikueshme është ushqim për industrinë e gazetave tabloide, që krijoi në tre kontinente.

Vitin e kaluar, Murdoch njoftoi fejesën e tij me Ann Lesley Smith, por e anuloi dasmën e planifikuar më pak se një muaj më vonë.

Zhukova, e cila emigroi nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, është biologe molekulare, në pension, 67-vjeçe, pra çerek shekulli më e re se Murdoch-i.

Dasma e Murdoch-it thuhet se do të bëhet në vreshtin dhe pronën e tij në Kaliforni, Moraga.

Surge in Measles Cases in UK Comes Amid Plummeting Vaccination RateKeep Watching

Martesa e fundit e tij ishte me Jerry Hall, ish-partneren afatgjatë të këngëtarit të grupit Rolling StonesMick Jagger.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë, u martua fillimisht me Patricia Booker, një stjuardesë australiane, nga e cila u divorcua në fund të viteve 1960.

Ai dhe gruaja e tij e dytë, Anna Torv, gazetare, qëndruan së bashku më shumë se 30 vjet përpara se të divorcoheshin në vitin 1999. Martesa e tij e tretë me Wendi Deng përfundoi në 2013.

Murdoch, australian, perandoria mediatike e të cilit përfshin The Wall Street JournalFox News dhe media të tjera me ndikim, numëron më shumë se 20 miliardë dollarë.

Murdoch ia dorëzoi kontrollin e perandorisë së tij globale mediatike djalit, Lachlan, nëntorin e kaluar, duke marrë statusin emeritus.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024