Sport
Mane mund të bëhet bashkëlojtar me Ronaldon
Demokracia
17:02 | 26 Korrik 2023

Share:

Sadio Mane është gjithnjë e më afër largimit nga Bayern Munichu.

Presidenti i gjigantit bavarez, Herbert Hainer ka zbuluar se tashmë kanë nisur bisedimet me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Me këtë rast, ish-sulmuesi i Liverpoolit do të mundë të bëhej bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Saudi Pro League.

“Bayerni është informuar për interesimin e tyre, tashmë kanë nisur vetëm bisedimet fillestare”, bëri të ditur ai për mediumin gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti senegalez ishte transferuar në “Allianz Arena” vitin e kaluar për ta zëvendësuar të larguarin Robert Lewandowski.

Por, afrikani dështoi ta mbulonte këtë zbrazësi duke i realizuar vetëm 12 gola në 38 ndeshje.

Mirëpo, problemin kryesor që e bëri ai ishte kur e grushtoi shokun e repartit, Leroy Sane.

Këtë gjest aspak sportiv duket se nuk e ka kapërdirë kampioni gjerman, i cili po planifikon ta shesë sulmuesin.

31 vjeçari thuhet se e ka në dorë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, të cilën nuk e ka ndërmend ta refuzojë.

Plus, shtoja faktin që ai mund të luajë në sulm së bashku me legjendarin Ronaldo…

Të ngjashme