Sport
Mane flet fjalët e para si “bavarez”: Bayerni është klubi i duhur që unë të zhvillohem
Demokracia
16:25 | 22 Qershor 2022

Share:

Sadio Mane është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Bayernit të Munichut.

Sulmuesi senegalez ka hedhur firmën në kontratë, dukë u larguar pas gjashtë vjetësh nga Liverpooli. Klubi anglez do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh për kartonin e 30-vjeçarit, të cilit i kishte mbetur vetëm një vit në kontratën me “The Reds”.

Mane në fjalët e para si futbollist i “bavarezëve” është shprehur se e ka mendur gjithmonë se Bayerni është klubi i duhur për zhvillimin e tij si lojtar.

“Përshëndetje të gjithëve. Gjithmonë kam menduar se Bayern Munich është klubi i duhur që unë të zhvillohem më tej”, ka thënë Mane në konferencë për media pas prezantimit.

Reprezentuesi senegalez ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025 me gjigantin gjerman të futbollit./Demokracia.com/

Të ngjashme