Sport
Man United vendos çmimin për të shitur Ronaldon, çdo klubi i interesuar duhet të paguajë këtë shifër
Demokracia
14:20 | 07 Korrik 2022

Share:

Manchester United vendos në merkato Cristiano Ronaldon. Te skuadra angleze, sulmuesi portugez fiton 28 milionë euro në vit, një shumë e lartë duke marrë parasysh moshën e tij. 

CNN përmes zbulimit të korrespondentit portugez Bruno Andrade bën të ditur se Manchester United është gati ta shesë, por me një kusht: vetëm nëse vjen një ofertë 15 milionë euro, që është e barabartë me shpenzimin e bërë verën e kaluar për ta marrë nga Juventus.

Vetëm në këtë mënyrë mund të hapen negociatat me palët e interesuara.

Bayern Munich, por mbi të gjitha Chelsea janë në gjurmët e CR7 që mund të fluturojë drejt Londrës dhe të përjetojë një tjetër aventurë në Premier League pas dy eksperiencave te United.

Nuk do të jetë e lehtë të mbyllet ky operacion, por ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë për sa kohë të paguhen 15 milionët e kërkuara nga Manchester United.

Të ngjashme