Sport
Mallorca triumfon te Villarreali, Muriqi kontribuon me gol dhe asistim
Demokracia
20:20 | 06 Nëntor 2022

Share:

Mallorca ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të kampionale në La Liga, duke triumfuar 0:2 në udhëtim te Villarreali.

“Gisht” në këtë fitore kishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që kontribuoi me gol dhe asistim, shkruan Demokracia.com.

Muriqi theu heshtjen në minutën e 32-të me një gol të bukur nga afërsia. Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e 8 golave në total këtë edicion në La Liga.

14 minuta para fundit, Muriqi doli sërish në skenë, veçse kësaj here me asistim për Ndiaye që shënoi gol fantastik për t’i shuar gjasat e vendasve.

Mallorca pozicionohet në vendin e 12-të me 16 pikë. Villarreali mbetet i teti me 18 sosh./Demokracia.com/

Të ngjashme