Sport
Malisheva nënshkruan kontratë me dy futbollistët e akademisë
Demokracia
21:00 | 28 Qershor 2022

Share:

Malisheva ka nënshkruar kontratë profesionale me dy futbollistët e shkollës së futbollit të saj.

Erblin Zogaj dhe Emir Zogaj kanë nënshkruar kontratë me klubin e Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga “Liman Gegaj” në Facebook.

“Dy talentët tanë të Shkollës tonë të Futbollit, Erblin Zogaj dhe Emir Zogaj, sot nënshkruan marrëveshje me klubin për t’iu bashkuar ekipit seniorë. Shkolla jonë e futbollit në vazhdimësi ka nxjerrë talente që kanë bërë emër në futbollin kosovar”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Erblini luan si qendër mbrojtës, kurse Emiri është mesfushor i avancuar./Demokracia.com/

Të ngjashme