Sport
Malisheva dhe Gjilani takohen në ‘Liman Gega’, formacionet zyrtare
Demokracia
14:49 | 15 Prill 2023

Share:

Malisheva dhe Gjilani do të takohen në stadiumin ‘Liman Gega’ në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë, edhe pse objektivat janë krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan t’i shmangen rënies dhe mysafirët që duan ta mbajnë pozitën e tretë në tabelë.

Të besuarit e Bylbyl Sokolit në këtë takim vijnë pas barazimit befasues në Suharekë 2-2 përballë Ballkanit dhe duan të vazhdojnë me rezultate të mira.

Në anën tjetër Gjilani ka disa ndeshje pa fitore dhe kërkon t’i jap fund serisë negative.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Hajdari, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Xhaka, Maliqi, Vitija, Tolaj, Bruqi, Shillova.

Gjilani: Kolici, Jashari, Bilalli, Zeka, Ramadani, Sinani, Islami, Musolli, Prekazi, Zabergja, Hoxha.

Të ngjashme