Sport
Malisheva dhe Drita kërkojnë të vazhdojnë me fitore, formacionet zyrtare
Demokracia
12:50 | 18 Mars 2023

Share:

Malisheva dhe Drita do të takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta me vendasit që duan t’i shmangen rënies dhe mysafirët që kërkojnë ta rikthejnë titullin e kampionit.

Malisheva në këtë takim vije pas fitores në udhëtim te Prishtina dhe Drita pas fitores në derbin lokal ndaj Gjilanit.

Pikët janë shumë të nevojshme si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe pritet një duel spektakolar në Malishevë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Vitija, Maliqi, Mustafa, Sobowale, Hajdari, Tolaj.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakcori, Namani, Jashari, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, TAhiri.

Të ngjashme