Lajme
Mali i Zi gëzon pensionistët e vet | A iu kujtohet video e VV-së që mashtronte pensionistët e Kosovës?
Demokracia
11:09 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur t’i gëzojë edhe më shumë pensionistët e shtetit të vet. Ekzekutivi malazez ka propozuar amendamentimin e ligjit për rritjen e pensionit minimal në 450 euro. Kjo do të vlejë nga 1 janari 2024.

Jo larg Malit të Zi, në Kosovë nuk ka asnjë lëvizje për rritjen e pensioneve, pavarësisht se të gjitha faturat janë shtrenjtuar, shkruan Demokracia.com.

Në internet ka mbetur vetëm video e Lëvizjes Vetëvendosje e datës 9 shkurt, gjatë fushatës së zgjedhjeve 2021, me të cilën mashtronte pensionistët se Kurti i mbështetë kërkesat e tyre.

“Dojna me na i rritë edhe neve penziat. Me ia ble nipave edhe mbesave naj çokolladë”, ishte kërkesa modeste e një të moshuari që mbante plisin në kokë.

Përgjigjja e Albin Kurtit për të, por edhe për pensionistët tjerë ishte e shkurtër dhe e qartë: “Unë jam Albin Kurti dhe e mbështes këtë kërkesë”.

 

Pavarësisht këtij premtimi me zë dhe me figurë, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti vazhdon të mos ndërmarrë asnjë masë konkrete për rritjen e pensioneve dhe pagave, edhe përkundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore apo të shpenzimeve të tjera.

“Për gjërat elementare ushqimore si buka, mielli, sheqeri, vaji, kripa, qumështi dhe arsimi, ne këto do t’i përjashtojmë në përgjithësi. Dhe kësisoj, shporta e konsumatorit kosovar do të jetë edhe më rëndë për nga pesha, edhe më e lirë nga çmimi.”, thoshte dikur Albin Kurti si opozitar, por me ardhjen e tij në pushtet, ndodhi e kundërta.

https://demokracia.com/video-kurti-premtoi-shporte-me-te-rende-nga-pesha-e-me-te-lire-nga-cmimi-por-ndodhi-e-kunderta/

https://demokracia.com/nuk-e-dinim-se-dikur-gjithcka-ishte-me-lire-derisa-erdhi-albin-kurti-me-faturat-e-shtrenjta/

Kryeministri Kurti në vend të përballjes me gjendjen e krijuar, ai ka shkelur edhe mbi premtimet e veta të cilat për vite të tëra opozitarizmi ua kishte dhënë qytetarëve të Kosovës.

“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar opozitari Kurti, më 26 shtator të vitit 2019.

Por, këtë premtim të madh, ai e braktisi kur erdhi në pushtet dhe kur qytetarët i kërkonin atij që të ndërhynte dhe të mos lejonte rritjen e energjisë elektrike mbi 100%, Kurti nuk u shfaq për ta mbajtur premtimin.

Në kohën kur ai duhej të qëndronte, Kurti iku dhe gjeti një arsyetim.

“Aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur sa paguajnë”, thoshte Kurti gjatë muajit janar 2022 kur po diskutohej për shtrenjtimin enorm të faturës së energjisë elektrike. /Demokracia.com/

‘Ikja’ – zanati i vetëm i Albin Kurtit | Kjo është lista e gjatë e ikjeve të tij nga përgjegjësia shtetërore dhe kombëtare

Të ngjashme