Lajme
Makina “hedh në ajër” këmbësorët, të paktën 5 viktima dhe 13 të plagosur
Demokracia
08:58 | 12 Janar 2023

Share:

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 13 kanë mbetur të plagosur, kur një makinë hyri me shpejtësi mes kalimtarëve në një kryqëzim, në Guangzhou të Kinës, sipas CNN.

Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë makinën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm./abcnews.al

Të ngjashme