Mësuesit francezë do të marrin një rritje të konsiderueshme në pagën bazë dhe kompensim shtesë për vendosjen e orëve shtesë vullnetarisht, deklaroi sot presidenti, Emmanuel Macron në Paris, përpara fillimit të vitit akademik.
Mësuesit e rinj do të paguhen të paktën 2,000 € (1,990 dollarë) në muaj. Paga mesatare në profesion do të rritet me 10%. Mësuesit që ofrojnë mësime shtesë do t’u rritet paga me 20%.
Përveç pagave më të larta, Macron bëri thirrje për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, barazi më të madhe të mundësive dhe zëvendësime për mësuesit që raportohen të sëmurë.
Përveç reformave në sektorin e arsimit, Macron njoftoi se do të merret me spitalet dhe sektorin e shëndetësisë gjatë mandatit të tij të dytë. /DPA/