Lajme
Macron pas Putinit telefonon edhe presidentin e Ukrainës
Demokracia
16:26 | 20 Shkurt 2022

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron thirri homologët e tij rus dhe ukrainas të dielën në mëngjes në një “përpjekje të fundit për të shmangur një pushtim rus të Ukrainës”, tha Pallati Elysee në një deklaratë.

Macron foli me Volodymyr Zelensky të Ukrainës për 30 minuta, menjëherë pas një bisede të gjatë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, sipas presidencës franceze, transmeton Demokracia.com.

“Biseda telefonike me Presidentin Putin zgjati 1 orë e 45 minuta”, tha Pallati Elysee.

Thirrjet vijnë një ditë pasi presidenti francez foli më parë me Zelensky.

Një burim i Pallatit Elysee i kishte thënë më parë CNN se Parisi shpresonte të “ndërtonte një udhërrëfyes të dobishëm për ditët në vijim”./Demokracia.com/

Të ngjashme