Lajme
Lushtaku: Ky do të jetë buxheti i parë që do të shqyrtohet nga Kushtetuesja
Demokracia
11:32 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Projektligjin për buxhetin, i cili sot po shqyrtohen në Kuvend në lexim të dytë.

Lushtaku ka thënë se fatkeqësisht asnjë nga kërkesat e organizatave buxhetore e as të deputetëve, komunave dhe institucioneve të pavarura nuk janë marrë parasysh.

“Shihet qartë se Qeveria nuk është e interesuar që të mbështesë as komunat as institucionet e pavarura dhe në këtë mënyrë do t’i lejë në mëshirë të fatit. Kemi shumë organizata që janë të varura nga buxheti i shtetit që kanë paraqitur kërkesa në çdo komision dhe me një arrogancë të shumicës, që dihet se i kanë votat në çdo komision dhe komisioni nuk i ka kaluar”, ka theksuar Lushtaku.

Ai ka përmendur kërkesat e Këshillit të Pavarur të Shërbyesve Civil, Radio Televizionit të Kosovës dhe komunat, që nuk janë marrë parasysh në Komision.

“Ne e dimë që deputetë janë përfaqësues të vendit dhe shihet qartë se Qeveria dhe mazhoranca ka instaluar një politik që të mos kalojë asnjë amandament dhe kështu rezultojë. Do të jetë buxheti i parë që do të atakohet në Gjykatë Kushtetuese për shkak të një amandamenti që ka futur ministri i Financave, që buxhetin vetanak do t’ua merr komunave”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se do t’i prezantojnë të gjitha amandamentet, në mënyrë siç ka thënë të dëgjohen argumentet nga mazhoranca se pse Projektligji nuk do votohet.

Të ngjashme