Lajme
Lushi: Ata që e sulmojnë Tiranën pse po do të ndihmojë Kosovën janë antishqiptarë
Demokracia
17:32 | 08 Qershor 2023

Share:

Veprimtari Uk Lushi ka mbrojtur kryeministrin shqiptar Edi Rama për propozimin e draft-statutit për Asociacionin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që sulmojnë Ramën pse po e ndihmon Kosovën nuk janë shqiptar.

Sipas tij, Shqipëria është në koordinim me SHBA-të dhe BE-në.

“Shqiptarët që e sulmojnë Tiranên pse po do të ndihmojë Kosovën janë antishqiptarë. Tirana zyrtare është në koordinim me Amerikën dhe BE-në dhe kur Kosova pranon të punojë e pranojë propozime nga krejt bota pse duhet të sulmohet Tirana?! Tirana dhe Prishtina janë dhe duhet të jenë në anën e njëjtë me njëra-tjetrën, Amerikën dhe BE-në”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme