Lifestyle
Lumturia nuk arrihet duke kërkuar suksesin, metoda japoneze që mban larg ankthin
Demokracia
18:43 | 28 Mars 2022

Share:

Në Perëndim, kërkimi i përsosmërisë që zgjat përgjithmonë është pjesë e kulturës dominuese. Kjo është arsyeja pse aplikimi i filozofisë japoneze “Wabi Sabi” mund të jetë një çlirim i madh. Të pranosh që gjithçka është e ndryshueshme, se asgjë nuk është perfekte dhe se dikush mund të shkojë keq, është çelësi i një ndjenje të madhe lirie.

Shijoni vendin dhe momentin ku jeni. Të jesh elastik, të pranosh që gjërat mund të ndryshojnë dhe ta përqafosh këtë ndryshim pa e luftuar atë. Mbi të gjitha, kini parasysh se jo gjithçka është në dorën tonë, që mund të humbasim në jetë dhe që situatat mund të dalin jashtë kontrollit. E gjithë kjo është “Wabi Sabi”, filozofia japoneze që për pranimin e jetës ashtu siç është, duke shijuar secilin moment.

“Wabi Sabi”, melankolia e ëmbël japoneze që gjeneron forcë

Çdo kulturë ka filozofinë e saj të jetës. Nëse kultura suedeze tenton të pranojë kompromisin, rrugët e mesme, moderimin si një mënyrë për një ekuilibër të brendshëm, në Skoci, Coorie presupozon që njeriu të gjejë lumturinë në jetën e tij të përditshme, të përbërë nga shëtitje paqësore mes shkëmbinjve dhe pyjeve, mbrëmjeve në lokalet dhe vatrat e zjarrit ndërsa stuhia vazhdon me tërbim jashtë. Nga ana tjetër metoda japoneze “Wabi Sabi”, zbaton qasjen Zen në jetë.

“Wabi Sabi” nuk është gjë tjetër veçse një vizion i bazuar në pranimin e kalueshmërisë dhe papërsosmërisë së jetës. “Wabi” do të thotë melankolik, përfaqëson trishtimin e ëmbël, vetë papërsosmërinë e jetës; “Sabi” përkundrazi përmban kalimin e kohës, faktin që çdo gjë zhduket dhe asgjë nuk mbetet, është lavdërimi i përkohshmërisë. Sipas japonezëve, bashkimi i këtyre dy koncepteve sjell lumturinë.

Njihni kufijtë tuaj dhe pranojini

Brenda kësaj filozofie, ka shumë koncepte nga Budizmi Tantric ezoterik, filozofia Zen dhe Taoizmi. Një kombinim që çon në pranimin e dobësive, anktheve dhe frikës. Ndër parimet thelbësore të kësaj filozofie të jetës është të jesh i vetëdijshëm se nuk mund të kontrollojmë gjithçka, se nuk mund të dimë gjithçka, se gabimet janë të pashmangshme herët a vonë. Por që e gjithë kjo nuk duhet të jetë një kufi për të mos vepruar, përkundrazi, njeriu duhet të lëvizë dhe të përfshihet gjithmonë, sado i vetëdijshëm të jetë për limitet e veta. Arritja e kësaj ndërgjegjeje i jep njeriut forcë të madhe sepse e çliron nga frika dhe mbi të gjitha nga ankthet e dështimit. Një koncept jashtëzakonisht i largët nga ai perëndimor, i cili e ka mbështetur gjithmonë kulturën e tij që në shekujt e kaluar në kërkimin e suksesit dhe në idenë se gjithçka është e përjetshme.

Si ta zbatoni filozofinë japoneze në jetën e përditshme

Fillimi i punës mbi këtë koncept: të jetosh i vetëdijshëm për kufizimet personale, të ngadalësosh ritmin për të shijuar edhe gjërat e vogla, të vlerësosh më mirë të tashmen dhe të mos mendosh shumë për të ardhmen, gjë që, sipas filozofisë japoneze, krijon shumë ankthe. Me fjalë të tjera, mësoni gjithashtu të hiqni dorë.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024