Sport
Lukaku i siguron fitoren Chelseas ndaj Zenitit, Juventusi tregon forcën ndaj Malmos
Demokracia
22:57 | 14 Shtator 2021

Share:

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet tjera të mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka shënuar fitore të mundimshme në “Stamford Bridge” kundër Zenitit, shkruan Demokracia.com.

“Bluve” të Londrës u mjaftoi goli i vetëm i shënuar nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 69-të për ta nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin për mbrojtjen e trofeut.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për Grupin H në ligën më prestigjioze të futbollit evropian.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Suedi, Juventusi tregoi “dhëmbët” kundër Malmos.

Alex Sandro në minutën e 23-të, Dybala në të 45-të dhe Morata në minutën e 46-të vulosën fitoren e “Zonjës së Vjetër” në takimin e vlefshëm për Grupin H. /Demokracia.com

Të ngjashme