Lajme
Luiz Ejlli publikon videoklipin e “Pa ty”, kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”
Demokracia
19:44 | 23 Tetor 2023

Share:

Luiz Ejlli publikon videoklipin e “Pa ty”, kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli pas fitores dhe angazhimit të madh me koncerte u bë gjithashtu pjesë e një filmi.

Këngëtari shkodran është protagonist në filmin “Në kuadër të dashurisë” përkrah ish-banores së BBVA 2, Olta Gixhari.

Foto: Screenshot/YouTube

Filmi i shumëpritur pati premierë pak ditë më parë në Shqipëri dhe më pas edhe në Kosovë dhe tashmë po vazhdon të shfaqet në kinema.

Ndërkohë, pak para se filmi të publikohej, Luizi publikoi kolonën zanore të tij që mban titulli “Pa ty”.

Ndërsa, së fundmi të njëjtën këngë artisti ka solli të kompletuar edhe nga ana vizual që përfshin skena të shkëputura nga filmi. Projekti i plotë tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Ejllit në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=5SeQw5hgkQc&feature=emb_err_woyt

Të ngjashme