Lajme
Luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin port të Mariupol
Demokracia
19:41 | 24 Shkurt 2022

Share:

Qyteti port ukrainas, Mariupol është nën sulme të fuqishme, raporton Reuters duke cituar një burim diplomatik.

Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të kontrolluar nga seperatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetsk, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e ka njohur si shtet të pavarur.

Marrja e kontrollit në Mariupol do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejt për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia më 2014.

Rusia hodhi raketa në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke shënjestëruar objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, pak para agimit të së enjtes, ndërsa zbarkoi ushtarët në bregun jugor të vendit. Sulmi filloi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainas thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.

Të ngjashme