Lajme
Lufta me Rusinë| Ukraina nga mesnata në gjendje të jashtëzakonshme, çfarë përfshijnë masat për 30 ditë?
Demokracia
22:45 | 23 Shkurt 2022

Share:

Derisa bota po përballet me frikën për një konflikt të ri, Ukraina e ka shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. 

Parlamenti i këtij vendi ka miratuar propozimin e presidentit Zelensky, pas frikës së pushtimit nga Rusia, përcjell Demokracia.com.

Siç raporton BBC, gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga mesnata sot dhe do të aplikohet në të gjithë vendin.

Çfarë përfshin gjendja e jashtëzakonshme? 

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të bëhen kontrolle të të gjitha dokumenteve, evakuohen qytetarët nga zonat e rrezikshme, ndalohen protestat, ndalohet prodhimi dhe përhapja e informacionit që mund ta destibilazojë edhe më shumë situatën.

Po ashtu, rezervistëve ushtarakë ukrainas, që janë mbi 200 mijë, nuk u lejohet që të largohen nga vendi, përcjell Demokracia.com.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbledhur thuajse të gjitha forcat ushtarake për të nisur pushtimin në pjesën më të madhe të vendit, derisa Ukraina po përballet edhe me sulme kinerbetike nga Rusia.

Zyrtarët ditë më parë paralajmëruan se Rusia mund të përdorë elemente të luftës hibride, që të shkaktohet konfuzion para se të nis sulmi ushtarak.

Disa media duke përfshirë këtu edhe The Guardian, raportojnë se SHBA-ja ka paralajmëruar qeverinë ukrainase se mund të pritet një shkallë e gjerë ofensive gjatë 48 orëve të ardhshme.

Një nga qytetet në rrezik, është Khariv i cili ndodhet vetëm 40 kilometra nga kufiri me Rusinë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme