ShowBiz
Luana Vjollca konfirmon bashkëpunimin me MC Kreshën, sjell një pjesë të shkurtër të klipit
Demokracia
12:29 | 01 Korrik 2022

Share:

Një tjetër bashkëpunim nga dy artistë të estradës shqiptare është drejt finalizimit.

Bëhet fjalë për moderatoren dhe këngëtaren, Luana Vjollca dhe reperin, MC Kresha të cilët janë në përgatitje të një kënge të re.

Bashkëpunimin e tyre e ka konfirmuar Luana teksa ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit të tyre.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Kënga mban titullin “Nuk o ka ma qet” dhe prezantuesja duket tejet joshëse në një fustan me lule teksa pranë saj ndodhet edhe reperi nga Mitrovica.

Dyshja nuk ka zbuluar datën e lansimit të projektit por kjo pritet të ndodh shumë shpejt.

Foto: MC Kresha/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Luana së fundmi ka publikuar disa këngë të njëpasnjëshme nga projekti “Thuaje”.

Në anën tjetër, Luanën ka kohë që nuk e shohim pjesë të ekraneve televizive që kur u largua nga Top Channel.

Të ngjashme