ShowBiz
Loredana Zefi i dedikon një këngë Karim Adeyemit për Shën Valentin
Demokracia
16:56 | 14 Shkurt 2024

Share:

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Dhe për Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt), ajo ka realizuar një këngë për të.

“27” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell të shoqëruar me një video në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mendoj se ju meritoni më shumë se sa një këngë për Shën Valentin”, qenë fjalët e 28 vjeçares.

Duket se ylli i famshëm ka zgjedhur fjalët më të ndjera për partnerin e saj tashmë të ri.

Kjo është romanca e dytë publike e Loredanës pas ndarjes nga reperi Mozzik.

Me këtë të fundit ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2024