ShowBiz
Loredana shfaqet në “billboardin” e Times Square në New York
Demokracia
13:33 | 21 Korrik 2022

Share:

Njëra prej emrave të njohur në tregun e muzikës është reperja shqiptare, Loredana.

Këngët e saj shënojnë suksese të njëpasnjëshme, kështu fama e saj rritet përtej kufijve ku flitet shqip.

Një sukses të radhës, reperja e ka arritur së fundmi duke u shfaqur në “billboardin” gjigant të Time Square në New York.

Kjo fotografi u publikua nga Spotify në ‘Instagram’ dhe u ripostua edhe nga këngëtarja në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ndryshe, Loredana po shijon suksesin me Noizyn dhe këngën e tyre “Heart Attack”.

Të ngjashme