Sport
Lojtarët e Portos festuan kualifikimin në aeroplan, momente nga festa e tyre pas humbjes së penalltisë së Atletico Madridit
Demokracia
11:01 | 27 Tetor 2022

Share:

Lojtarët e Portos festuan në aeroplan humbjen e penalltisë së Atletico Madrid në fund të përballjes kundër Bayern Leverkusenit, e cila i siguroi atyre kualifikimin e tyre në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Skuadra portugeze fitoi 0:4 ndaj Club Brugge në ndeshjen e Grupit B, përcjell Demokracia.com.

Fitorja kundër kryesuesve të grupit e çoi Porton në nëntë pikë në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, skuadra e Sergio Conceicao ka arritur në fazën eliminatore pas një drame mjaft të jashtëzakonshme në ndeshjen tjetër në grup, pasi Atleti priti Bayer Leverkusen në Ëanda Metropolitano.

Ish-finalistët e Ligës së Kampionëve barazuan 2:2 me Leverkusenin, ndonëse kishin rast të të triumfonin sikur Carrasco të realizonte në minutën e fundit nga penalltia.

Lojtarët e Portos shpërthyen në festë në aeroplan teksa shikonin penalltinë e huqur nga Carrasco./Demokracia.com/

Të ngjashme