Sport
Llapi dhe Ferizaj kërkojnë vetëm tre pikët, formacionet zyrtare
Demokracia
14:29 | 07 Maj 2023

Share:

Llapi do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pritet një ndeshje spektakolare, pasi dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë.

Llapi po shpreson ende në daljen në arenën evropiane, derisa Ferizaj po kërkon t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë synim vetëm fitoren dhe pritet një duel i zjarrtë në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Raoul, Alidema, Firmino, Rivera, Selimi, Krasniqi, Bytyqi, Stafa, Maliqi, Neto.

Ferizaj: Jovanovski, Barhdi, Halili, Qerkini, Avdulli, Sadriu, Sefa, Sadriu, Krasniqi, Haxhimusa, Panadic.

Të ngjashme