Sport
Llapi dhe Dukagjini luajnë për daljen në Evropë, formacionet zyrtare
Demokracia
14:13 | 23 Prill 2023

Share:

Llapi dhe Dukagjini përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Do të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që po kërkojnë daljen në Evropë.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Llapi gjithë vëmendjen e ka në kampionat dhe dëshiron pozitën e tretë ose të katërt.

Në anën tjetër Dukagjini gjithashtu synon daljen në Evropë për herë të parë dhe kërkon rezultat pozitiv në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi:  Avdyli, Alex Raoul, Shabani, Alidema, Firmino, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Bytyqi, Neto.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Syla, Basriu, Shala, Hugo, Khomutov, Morina, Merlaku, Zulfiu, Santos.

Të ngjashme