Lajme
Lladrovci për librin e Asllan Selimit: Dëshmi autentike të fatit të atdhetarëve në burgjet serbe
Demokracia
21:07 | 19 Maj 2023

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Asllan Selimit, “Tmerri ka emër, kujtime lufte, burgu e qëndrese”.

Libri përshkruan torturat e të burgosurve shqiptarë dhe janë dëshmi autentike për fatin e shumë atdhetarëve. Asllani është një bir i madh, i familjes së nderuar Selimi e cila i qëndroi pranë detyrave e obligimeve të atdheut. Respekt e nderim, Asllan Selimi, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në instagram:

Kur isha te Rexha për vizitë në Hagë, para gati dy javësh, i premtova se do të jem në promovimin e librit të vëllait të tij, Asllanit. Koha e caktuar e promovimit të librit, bëri që të shtyhet për një orë takimi me zv. presidentin e Parlamentit Evropian.

Libri “Tmerri ka emër, kujtime lufte, burgu e qëndrese”, të Asllan Selimit, paraqet një pjesë të dëshmive, vuajtjeve dhe torturave të kryera kundër të burgosurve tanë nga okupatori, brenda mureve të burgjeve jugosllave.

Libri përshkruan torturat e të burgosurve shqiptarë dhe janë dëshmi autentike për fatin e shumë atdhetarëve. Asllani është një bir i madh, i familjes së nderuar Selimi e cila i qëndroi pranë detyrave e obligimeve të atdheut. Respekt e nderim, Asllan Selimi. Të lumtë dora e zemra!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Të ngjashme