Lajme
Lladrovci: Ata që mbollën përçarje dhe njollosën pa fakte heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të turpërohen
Demokracia
12:36 | 05 Prill 2023

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas fjalës hyrëse të avokatëve mbrojtës në Gjykatën e Hagës, ku filloi gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke cekur se pret që akuzat kundër çlirimtarëve do të rrëzohen.

Lladrovci ka shkruar se pret “me bindje të thellë se të gjithë të akuzuarit do të lirohen nga Gjykata, ndërsa ata që mbollën përçarje dhe njollosën pa fakte heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të turpërohen”.

Postimi i plotë i tij:

Avokatët e heronjve tanë të luftës e paqes dhe fjalët e tyre në fillim të procesit gjyqësor, Hashimit, Kadriut, Rexhepit dhe Jakupit, pardje, dje dhe sot, dëshmuan me fakte se akuzat e parashtruara nga Prokurori i specializuar, nuk qëndrojnë.

Akuzat ndaj çlirimtarëve, pres të rrëzohen. Ata, arritën të sqarojnë dhe godasin paqëndrueshmërinë e akuzave të cilat ishin të mbështjella me frymën e njohur të filluara nga vitet ’80 e deri sot, kundër shqiptarëve.

Shkaqet e themelimit të kësaj gjykate ishin akuzat për “transplantim të organeve” dhe “Shtëpia e verdhë”, e cila fare nuk përmendet nga Prokuroria. Në prapavijë, për fat të keq, vërehen supozimet, akuzat pa bazë me plot shpifje që kanë frekuentuar gjoja si dëshmi edhe kundër krerëve të mëparshme të UÇK-së dhe të gjithë janë liruar nga akuzat e tilla.

Pres, me bindje të thellë se të gjithë të akuzuarit do të lirohen nga Gjykata, ndërsa ata që mbollën përçarje dhe njollosën pa fakte heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të turpërohen.

Të ngjashme