Lajme
Liz Truss jep dorëheqje si kryeministre e Britanisë
Demokracia
14:48 | 20 Tetor 2022

Share:

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar pas vetëm 45 ditësh në detyrë.

Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Para gazetarëve ajo ka thënë se ka ardhur në detyrë në një kohë “jostabiliteti të madh ekonomik dhe ndërkombëtar”, raportoi BBC.

Britania është mbajtur “prapa rritjes ekonomike për shumë gjatë”, shtoi ajo.

Truss ka dhënë dorëheqje pas rënies së tregjeve dhe humbjes së dy ministrave kryesore.

Të ngjashme