Sport
Liverpoolit nuk i duhen 11 lojtarë për ta mposhtur Newcastle United-in
Demokracia
19:48 | 27 Gusht 2023

Share:

Edhe pse luajti për më shumë se një orë me një lojtar më pak në fushë, Liverpooli e ka mposhtur Newcastle United, madje edhe me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 1-2.

Pas vetëm gjysmë ore lojë, skuadra e Jurgen Klopp mori dy goditje të renda në “St James Parrk”. Ata fillimisht pranuan gol të cilin e realizoi Gordon në minutën e 25’, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Virgil van Dijk u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit të tij, raporton KosovaPress.

Por, përkundër këtyre dy episodeve negative, në pjesë e dytë Liverpooli tregoi fytyrën e vërtetë duke përmbysur rezultatin dhe emri që frymëzoi gjithçka ishte Darwin Nunez i cili u inkuadrua në minutën e 77’ në vend të Mac Allister.

Ai fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 82’, kurse në minutat shtesë vulosi fitoren me golin e tij të dytë.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka shtatë pikë me dy fitore dhe një barazim, kurse Newcastle ka vetëm tre pikë.

Të ngjashme