Sport
Liverpooli në festë për dy trofetë e fituar, futbollistët dhe tifozët argëtohen me këngën e Dua Lipës
Demokracia
20:30 | 29 Maj 2022

Share:

Futbollistët dhe trajnerët e Liverpoolit po festojnë së bashku me tifozët e tyre dy trofetë e fituar këtë edicion.

Në një nga sheshet e qytetit të Liverpoolit, lojtarët kanë parakaluar me autobusin e tyre duke festuar trofeun e FA Cup dhe Carabao Cup, shkruan Demokracia.com.

Në pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e Liverpoolit është parë teksa lojtarët dhe tifozët po argëtoheshin me këngën e Dua Lipës, “One Kiss”.


Liverpooli ka mundur të festonte edhe një trofe tjetër, sikur të mos dështonte të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” pësuan 0:1 nga Real Madridi që mbrëmë festoi trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme