Sport
Liverpool ka për synim transferin e mesfushorit të Bayernit, Ryan Gravenberch
Demokracia
21:21 | 18 Gusht 2023

Share:

Liverpooli raportohet se do të bëjnë një ofertë prej 20 milionë funte për mesfushorin e Bayern Munchen, Ryan Gravenberch

21 vjeçari ka vuajtur për të gjetur vend në formacionin e 11 startuese me kampionët gjerman prej që ju bashkua kësaj skuadre nga Ajaxi verën e kaluar.

Liverpool, megjithatë, është gati që t’i ofrojë atij një fillim të ri me Bild që raporton së Reds janë gati të bëjnë një ofertë prej 20 milionë funtash, me menaxherin e tyre dhe stafin e blerjeve që kanë qenë adhurues të Gravenberch nga fillimi i kësaj merkato.

Ka qenë një javë e vështirë për Liverpoolin pasi që tentimet e tyre për t’u forcuar në mesfushë me Moises Caicedo dhe Romeo Lavia dështuan kur dyshja zgjodhi Stamford Bridge të Londrës para Anfield edhe pse Reds ofruan shumë para për këtë dyshe.

Por, e premtja erdhi me lajme pozitive megjithatë, kur klubi siguroi shërbimet e futbollistit japonez, Wataru Endo duke e blerë nga Stuttgardi.

Reds do të përpiqen që ta lënë pas dështimin në merkato të javës kur ata do të përballen me Bournemouth në xhiron e dytë të Premier Ligës, në një ndeshje që do të zhvillohet nesër (e shtunë). /GazetaExpress/

Të ngjashme