Sport
Liverpool – Chelsea, kjo është data kur zhvillohet finalja e FA Cup
Demokracia
20:04 | 17 Prill 2022

Share:

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen në finale të FA Cup këtë edicion në Angli.

“Të Kuqtë” të shtunën eliminuan Manchester Cityn në gjysmëfinale me rezultat 2:3, shkruan Demokracia.com.

Një ditë më vonë, pra sot, Chelsea siguroi biletën për në finale pas triumfit kundër Crystal Palaces me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Wembley”.

Faqja zyrtare e Kupës FA ka konfirmuar se finalja e këtij viti do të zhvillohet më 14 maj.

Si gjithherë, edhe finalja e këtij viti do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” në Londër./Demokracia.com/

Të ngjashme