Sport
LIVE | Shqipëria avancon pas pjesës së parë në Islandë, vendos goli i Seferit
Demokracia
21:32 | 06 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushim të pjesës së parë me avantazh kundër Islandës.

“Kuqezinjtë” kanë avancuar 0:1 ndaj islandezëve në 45 minutat e para në ndeshjen e Ligës së Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të pjesës së parë në Rejkjavik e realizoi sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi në minutën e 30-të.

Islanda kishte një rast të mirë shënimi në minutën e 17-të me Sigurdsson që goditjen e tij nga afërsia në korner e dërgoi portieri Berisha.

Islanda dhe Shqipëria bëjnë pjesë në grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme