Lajme
Lista Serbe u reagon mediave të veta: Ardhja e autobusëve nga Serbia, dezinformatë e rrezikshme
Demokracia
13:56 | 25 Mars 2022

Share:

Lista Serbe ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave serbe, të cilët operojnë në Kosovë për mbërritjen e rreth 30 autobusëve nga Serbia për t’iu bashkangjitur protestës së serbeve të Kosovës në Mitrovicën Veriore, ku shprehën pakënaqësitë e tyre për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të moslejuar organizimin e zgjedhjeve serbe.

Sipas Listës Serbe, dezinformata të tilla mund të kenë pasoja të rrezikshme.

“Ne mohojmë fuqishëm dezinformatat e publikuara nga portali i Kossev dhe mediat shqiptare për ardhjen e autobusëve nga Serbia me qytetarë që supozohet të marrin pjesë në protesta. Në protestat e sotme paqësore kanë marrë pjesë vetëm serbët nga Kosova”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe. /Demokracia.com/

Të ngjashme