Sport
Lista e Shqipërisë për sfidën miqësore në nëntor, ky është futbollisti i Superligës së Kosovës i ftuar nga Reja
Demokracia
12:42 | 20 Tetor 2022

Share:

Më 26 tetor, Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.

Trajneri Edi Reja ka publikuar listën prej 24 lojtarëve ku shihet një skuadër e përbërë kryesisht me lojtarë të rinj.

Pjesë e listës së trajnerit italian është edhe portieri i Arlis Shala që mbron portën e Drenicës në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që janë grumbulluar vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e kombëtares.

Përfaqësuesja kuq e zi do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor./Demokracia.com/

Të ngjashme