Kuriozitete
Lili, berberja e parë në Tiranë: Mbaj unazë sikur jam e fejuar, të shmang ngacmimet
Demokracia
18:56 | 25 Nëntor 2023

Share:

Lili, një ndër berberët e rralla vajza që ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri, rrëfen në ‘Real People”, eksperiencën e saj në raport me klientët djem.

Ajo shprehet se i ndodh shpesh që ta ngacmojnë, çka e bezdis atë në ushtrimin e punës. Për këtë arsye, Lili mban unaza sikur të ishte e fejuar, gjë që e ka ndihmuar disi në shmangien e ngacmimeve.

“Njëri më tha sa xheloz e paske me katër unaza, i thashë dy kam jo katër. Po këtë e kam bërë pikërisht për të shmangur këto ngacmimet. Pasi ka njerëz që e respektojnë vendin e punës, por ka dhe njerëz që nuk e respektojnë vendin e punës. I kam vendosur në këtë gisht, në gishtin e fejesës për të treguar se jam e dashuruar që të shmang ngacmimet. Dua t’i shmang ngacmimet se dua thjesht të bëj punën time, pasi në një vend ku je në siklet për të punuar nuk punon dot. Që të shmangim këto gjëra është zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë sipas mendimit tim”, tha ajo.

Të ngjashme
Kuriozitete • 11 Qershor 2024