Lajme
Ligji për KPK| Szunyog: Mirëpres gatishmërinë e Konjufcës për konsultim me Venecian
Demokracia
12:02 | 30 Korrik 2023

Share:

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e kryekuvendarit Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për amendamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“E mirëpres gatishmërinë e Glauk Konjufcës që të konsultohet me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për KPK-në. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”, ka shkruar ai.

Para rreth një jave, shefi i Zyrës së BE-së për Kosovë,  Tomas Szunyog, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për konsultim në Komisionin e Venedikut.

“Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar”, shkruan në këtë letër Szunyog.

Të ngjashme