Sport
Liga e Parë: Sot u zhvilluan shumë ndeshje interesante, këto janë rezultatet
Demokracia
16:03 | 19 Tetor 2022

Share:

Në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kosovar, sot u zhvilluan shumë ndeshje interesante.

Në grupin A u zhvilluan tri ndeshje, kurse në grupin B pesë sosh.

Feronikeli fitoi 1:3 ndaj Rilindjes, Istogu mposhti 1:0 A&N dhe Rahoveci fitoi dramën ndaj Lirisë 2:3.

Nga ana tjetër, grupi B poashtu dhuroi spektakël.

Liderja Ulpiana vazhdoi me fitore duke mposhtur 1:0 Vjosën.

Kika dhe Vllaznia barazuan 0:0, derisa barazim 1:1 u mbyll edhe ndeshja 2 Korriku – Ramiz Sadiku.

Kurse, derbin mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë e fituan prishtinasit 1:0./Demokracia.com/

Të ngjashme