Sport
Liga e Kampionëve: Inter – Porto dhe Leipzig – Manchester City, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
21:48 | 22 Shkurt 2023

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Interi dhe Porto kanë mbajtur portat e paprekura (0:0) pas 45 minutave të para në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.

“Nerazzurrët” kishin iniciativën në pjesën e parë duke dominuar në disa aspekte.

Manchester City në takimin tjetër ka shkuar në pushim me epërsi 0:1 kundër Leipzigut.

Riyad Mahrez realizoi golin e vetëm të kësaj pjese në minutën e 27-të, falë edhe asistimit nga Gundogan.

Këto janë përballjet e para ndërmjet këtyre skuadrave në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme