Lajme
Liderët urojnë festat e Nëntorit: 28 Nëntori kujton sakrificat e shqiptarëve për liri
Demokracia
11:03 | 28 Nëntor 2023

Share:

Liderët institucionalë dhe politikë kanë uruar qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.

Ata kanë thënë se 28 Nëntori kujton sakrificat që ka bërë populli shqiptar për liri.

Për nder të Ditës se Flamurit, daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjes se komandantit legjendar Adem Jashari, ata kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, ata kanë dërguar mesazhe unifikime për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo datë është moment reflektimi për atë që heronj kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te komandanti Adem Jashari.

Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë. Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, ka thënë Osmani.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar që Festa e Flamurit t`i gjejë shqiptarët më të bashkuar dhe më të fortë.

28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Po ashtu, kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, ka thënë Konjufca.

Edhe opozita uron qytetarët

Edhe liderët partive opozitare kanë uruar qytetarët e Kosovës për këtë festë të rëndësishme.

Lideri i AAK-sëm Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët janë ndër popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me ngjarje historike si ne shqiptarët.

Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë! Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre. Në secilën rrethanë e pavarësisht stuhive, mbijetuam duke ruajtur identitetin, qëllimin e orientimin. Janë të rrallë popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me data e ngjarje historike si ne shqiptarët, prej epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epokë e cila kishte trasuar rrugën e të gjitha përpjekjeve të mëpastajme, e veçmas nëntori që në vete ngërthen ngjarjet më të rëndësishme, si ajo e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Të njëjtën gjë ka bëtë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festat e nëntorit. “Urime 28 Nëntori”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facbook”.

Ndërsa, një delegacioni i gjerë i PDK-së ka bërë homazhe në Prekaz.

Të ngjashme