Arte
Libri komik që prezanton Supermenin shitet për një çmim super të madh
Demokracia
10:19 | 08 Prill 2021

Share:

Një nga kopjet e pakta të librit komik që prezantoi Supermenin në botë është shitur për një çmim super të madh, 3.25 milionë dollarë.

Edicioni i Action Comics #1 doli në një shitje private për 3.25 milionë dollarë, njoftoi të martën ComicConnect.com, një kompani ankandesh dhe dërgesash në internet.

Në një ankand në vitin 2014, një kopje tjetër e librit komik u shit për 3 milionë dollarë, transmeton Demokracia.com.

Libri komik i botuar në vitin 1938, “me të vërtetë është fillimi i zhanrit superhero”, tha COO i ComicConnect.com Vincent Zurzolo, i cili ndërmjetësoi shitjen.

Ai u tha lexuesve për origjinën e Supermenit, se si ai erdhi në Tokë nga një planet tjetër.

Shitësi e bleu librin komik në vitin 2018 për 2 milionë dollarë.

Zurzolo tha se ndërsa ishin qindra mijëra kopje të botuara fillimisht, vlerësohet se ekzistojnë vetëm rreth 100 kopje dhe në kushte të ndryshme. Ai tha se kjo kopje është ndër ato më të ruajturat.

“Nuk ka asnjë libër komik që ju mund ta vlerësoni më shumë për sa i përket një libri komik sesa Action Comics #1”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme