Sport
Lewandowski i takoi ish-bashkëlojtarët mbrëmë, nuk ia zgjati dorën Mullerit
Demokracia
08:38 | 14 Shtator 2022

Share:

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 0-2 Barcelonën në Allianz Arena në Munchen në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lucas Hernandez (50’) dhe Leroy Sane (55’) shënuan golat për Bayernin, të cilët kryesojnë në grupin C me 6 pikë.

Kjo është fitorja e pestë rresht e Bayernit kundër Barcelonës.

Një ndeshje më speciale mbrëmë ishte padyshim për Robert Lewandowskin.

Ai para duelit i përshëndeti të gjithë bashkëlojtarët, përveç Thomas Mullerit.

Të ngjashme